Rama ndan pamjet nga Ksamili: Shqipëria, gati për një sezon fantastik veror!

schedule08:58 - 3 Prill, 2024

schedule 08:58 - 3 Prill, 2024

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria është gati për një sezon fantastik veror. Në Facebook, Rama ka publikuar pamje nga Ksamili duke shtuar se vendi tashmë është përgatitur për të pritur turistë nga e gjithë bota.

“MIRË MËNGJES dhe me këto pamje mbi Ksamil ku deti dhe ishujt luajnë mes nuancave të bruzit, jeshiles e blusë së thellë, gati për një sezon fantastik veror e për të pritur pushues nga gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.