Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që më 11 maj shqiptarët të votojnë PS për Shqipërinë Europiane.
Gjatë takimit të zhvilluar me të rinjtë në Tiranë, kryeministri u ndal tek pasaporta europiane e Shqipërisë, duke thënë se kjo pasaportë i jep mundësinë çdo shqiptari që të jetë i barabartë me qytetarin e BE.
“Kur dëgjonin fjalën negociata me BE, janë të gjitha. Janë 1 mijë vetë nga ana jonë të ndarë në grupe, 1 mijë vetë nga ana e tyre që bëjnë negociata. Ato që duhen bërë janë ligje, janë vendime qeverie, janë masa që duhen marrë. Janë standarde dhe kritere që duhen pranuar njëherë me shkrim dhe më pas duhen zbatuar. Sipas nivelit të gjërave që duhen bërë i merr institucioni, i merr qeveria dhe i merr parlamenti. Ne i kemi nisur negociatat vjet dhe na kanë thënë t’i mbyllim për 3 vite. Pse 3 vite për ne? Sepse BE në këtë moment ka hapur derën dhe do patjetër që Shqipërinë dhe Malin e Zi, t’i marri brenda. Pasaporta që kemi sot është një dokument udhëtimi, për të lëvizur në BE. Është një dokument udhëtimi që edhe kur duam të hyjmë në kufirin e BE, na ndajnë veç. Sepse me pasaportën që kemi sot jemi të huaj për BE dhe lëvizim si të huaj. Pra jemi në kushtet e një populli të dorës së dytë. Kur marrim atë pasaportë, na jep të gjithëve ne, statusin e njëjtë të qytetarit të BE”, tha ndër të tjera Rama.
/abcnews.al/