Rama: Me këtë opozitë mbetemi në pushtet

schedule12:24 - 3 Maj, 2018

schedule 12:24 - 3 Maj, 2018

Duke folur në seancën parlamentare, pak pas deklaratës se ish-ministrit të Brendshëm, kryeministri Rama mohoi zërat se Komisioni i Jashtëm i parlamentit gjerman kishte kushtëzuar hapjen e negociatave me largimin e Saimir Tahirit. Rama foli sërish për baltën e opozitës shqiptare, të eksportuar në Berlin.

“Profesori këtu me të gjithë kompetencën që e karakterizon dhe si të ishte një njeri që nuk gdhihej e ngrysej nën qiellin pa çati të SHQUP-it por ngrihej e ngrysej në kancelarinë gjermane tha se pa u futur në burg Saimir Tahiri na paska thënë Gjermania s’paska të ardhme për Shqipërinë. Ndërkohë që pjesa e vetme e diskutimit në komisionin e Bundestagut për të shpjeguar lidhur me Shqipërinë ishte pjesa, ku gjermanisht unë dëgjova ato që kemi degjuar këtu shqip katër vjet. Sepse është normale për një grup parlamentarësh në Gjermani dhe në Europë, është shumë e vështirë të arrijnë në atë nivel kuptimi që duhet të ketë një i huaj kur ndeshet me baltën e eksportuar nga Tirana. Është shumë e vështirë të arrijë në taë nivel kuptimi, duke qenë edhe një grup miqësh të tyre që besojnë se këta janë baba i rrenës dhe nona e shpifjes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!