Rama mbron bashkëshortin e Xhaçkës: I takon me ligj plazhi që ka marrë

schedule13:51 - 1 Korrik, 2022

schedule 13:51 - 1 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek akuzat e opozitës për ministren Olta Xhaçka, për sa i përket investimeve Strategjike. Ministrja Xhaçka akuzohet se ka përfituar tokë në bregdet në emër të bashkëshortit të saj duke shfrytëzuar afrimitetin në qeveri.

Sipas Ramës, bashkëshorti i Olta Xhaçkës e ka marrë me të drejtë që i takon me ligj pjesën e plazhit para pronës së tij.

“Cdo vend ka nevojë për kampionët e vet edhe në ekonomi. Kjo e të afërmeve është diçka që e kam dëgjuar. Këtë e di që sdo ndalojë. Nuk kam cfarë përgjigje ti japë. Se dëgjoj broçkulla dhe shtrembërime. Afërsi që janë komplet të imagjinuara. Do doja që të kishte edhe më shumë investitor shqiptar. Do bëjmë akoma më shumë. Janë bërë edhe për shqiptarët. Një pjesë nuk shkojnë deri në fund se janë strikte” tha Rama.

“Tek rasti konkret. Në të gjithë vijën bregdetare, ka më mijëra subjekte që marrin nën shfrytëzim një pjesë plazh si rezultat i disponimit të një prone private. Dhe një nga mijëra subjekte është edhe subjekti në fjalë. Cfarë duhet të bëjë në këtë rast? Bashkëshorti i ministres ka një pronë private dhe nuk duhet të marrin dhe të shfrytëzojnë plazhin që kanë përballë. Se duket sikur ia ka dhënë qeveria. Por këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetare dhe që marrin në shfrytëzim pjesën e plazhit përballë pronës së tyre private. Si në të gjithë botën demokratike, shteti ndjek këtë praktikë. Që plazhi të mirëmbahet. “shtoi ai.

Rama ka shtuar se ka bërë një kërkesë për të hequr fare Qeverinë nga Investimet Strategjike që të mos përfshihen në të tilla akuza.

“Është një e drejtë që buron nga ligji dhe e drejta e pronës private. Kam kërkuar që ta heqin fare këtë pjesë së futjes së qeverisë në këtë mes. Që, të mos kemi më këto llafe. Që janë llafe të fukarallëkut mendor.” tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!