Rama mbledh sot kryesinë, kandidaturat e mundshme për të zëvendësuar Pjetrin

schedule13:47 - 28 Gusht, 2019

schedule 13:47 - 28 Gusht, 2019

Kryeministri Rama do të mbledhë sot kryesinë e Partisë Socialiste në orën 18:00, për t’i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar në Shkodër pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut.

Pas mbledhjes së zhvilluar një ditë më parë në Lezhë me drejtuesit e rajonit të veriut, Edi Rama dhe PS duket se ka gati emrat e mundshëm me të cilët do tentojë për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Deputetja e Shkodrës dhe ish-zv/kryeministrja Senida Mesi shihet si kandidatura më potenciale për të marrë besimin e socialistëve, duke marrë parasysh edhe kërkesën e Ramës, që në të gjitha postet drejtuese në bashki të vendosen femra. Një tjetër emër i mundshëm është ai i Zef Çunit, ndërkohë që si kandidaturë potenciale shihet edhe mjeku Astrit Beci.

Strukturat e PS kanë propozuar edhe emrin e  ish-kryetares së Forumit Rinor Socialist, Megi Ajtyresa. Por, njësoj si edhe për përzgjedhjen e kandidaturave të mëparshme për rajonin e veriut, PS do të konsultohet edhe me aleatin Tom Doshi.  Aktualisht postin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, vijon ta mbajë demokratja Voltana Ademi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!