Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Operohet Medon Berisha/ Mesfushori kuqezi i nënshtrohet ndërhyrjes në Finlandë

schedule15:20 - 28 Mars, 2026

schedule 15:20 - 28 Mars, 2026

Ajo që pritej ndodhi, dhe tani shpresohet që ta marrë veten shpejt.

Medon Berisha iu nënshtrua operacionit në këmbën e djathtë, në një spital të Finlandës, dhe siç bën të ditur klubi I tij, Leçe, gjithçka shkoi mirë.

Mesfushorin kuqezi e operoi profesori I njohur Lase Lempainem, ndërsa nuk janë dhënë afate për kohën e kthimit në fushë.



Gjithsesi, e sigurt është që Berisha e ka humbur sezonin, dhe mund të kthehet vetëm gjatë fazës përgatitore në verë.

Për shkak të lëndimit, ai i kishte humbur ndeshjet e Shqipërisë në plej ofin e Kupës së Botës.

Lojtari 22-vjeçar ishte dëmtuar që më parë, dhe për herë të fundit doli në fushë në 12 dhjetor të vitit të kaluar, në ndeshjen e Serisë A, Leçe-Piza, fituar 1-0 nga puljezët.

Më pas humbi 15 ndeshje të kampionatit italian, ndonëse u mendua se mund të kthehej që në janar.

Planet u prishën kur mesfushori pësoi dëmtim gjatë stërvitjes së diferencuar pak ditë më parë.

Një mëkat I vërtetë sepse Medon Berisha ishte vërtet në formë shumë të mirë në 2025-2026.

Në 13 sfida të Serisë A që luajti, shënoi dy gola dhe shërbeu 3 asistë, e madje u shpall tri herë lojtari më I mirë I ndeshjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!