Rama mbjell pemën e 105 mijtë në rrugën “Demokracia” në Vlorë

schedule15:46 - 28 Nëntor, 2017

schedule 15:46 - 28 Nëntor, 2017

Në 105-vjetorin e Pavarësisë, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi si dhe Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, mbolli pemën e 105 mijë, në rrugën Demokracia në Vlorë, në kuadër të projektit të qeverisë për të mbjellë 20 milionë e 200 mijë në të gjithë territorin deri në vitin 2020. “Në total, në këtë vit të 105 vjetor të Pavarësisë janë mbjellë 105 mijë pemë, nga të cilat 100 mijë pemë ulliri”, tha Kryebashkiaku Leli. Ndërsa ministri Klosi shprehu besimin për suskesin e projektit që synon të mbjellë 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020 në të gjithë territorin e vendit./abcnews.al

 

https://youtu.be/fHjW5AmgRSs