Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët direkt nga Facebook i tij ka forcuar thirrjen që njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi, sepse koronavirusi është e vetmja luftë ku bota është kapur në befasi dhe pa “armatë”.
“Ju kërkoj përulësisht ndjesë për gjithçka të papëlqyeshme që ka qenë dhe do të jenë në vazhdim, deri sa kjo luftë të mbarojë. Fjalët e sheqerosur për rreziqet që na kanosen sot janë një tradhti që mos e prisni nga unë.
Në vende më të mëdha shumë më të zhvilluara se sa Shqipëria po paguajnë një nga një se kjo është një ëndërr e keqe që do mbarojë shpejt. Komplet u kapën gafil nga një armik i panjohur i cili u ka zhvlerësuar trilionat dhe i ka gjetur të papërgatitur dhe numra të pamjaftueshëm mjekësh kundër asfiksimit të qenies njerëzore. Tashmë të gjithë vendet janë në një anije dhe kanë në dorë vetëm një armë rezistencën e popujve të tyre.
Kjo është e para luftë në historinë e njerëzimit që kazerma është shtëpia. Ndaj motra e vëllezër ndajeni mendjen se kjo luftë luftohet bashkë. Ne Shqipëri qeveria, unë nuk jemi as më të mençur se sa ata që nguruan të merrnin masat e jashtëzakonshme.
Pikërisht se jemi më të dobët se ata vrapuam të mbyllemi në shtëpi deri sa ky armik i egër të zhduket njëherë e mirë.
Shtete u kapën të gjithë gafil të paditur nën agresionin e një virusi të panjohur. Si Shqiperia-Amerika, Kosova-Gjermania gjenden në të njëjtën anije në det të hapur dhe kanë një armë rezistencën e popullit të tyre. Një armë me ka vetëm një fishek imunitetin popullor.
Kjo është e para luftë ku kazerma e ushtrisë është shtëpia dhe çdo ushtar duhet të mbyllet në shtëpi. Kjo është një luftë botërore ku secili është më vete dhe zoti është i vetmi që mbetet për të gjithë. Në këtë luftë kemi vetëm njeri-tjetrin.
Ne Shqipëria, qeveria unë që jam në krye të kësaj pune ne këtë kohë të mallkuar jemi të dobët sa të gjithë.
Nuk e dimë kur do të vijë dita e çlirimit, por të gjithë e dinë se nuk do vijë as javën tjetër as pas dy javësh. Ju dua shumë dhe ju ndjej si njerëzit e shtëpisë sime por mos me kërkoi t’ju shes iluzione.
Shtrëngoni dhëmbët kur shpirti iu dhemb për të dalë dhe ndajeni mendjen që kjo luftë nuk i ka dhënë askujt lejen për të ndenjur në shtëpi, të hani të pini dhe të merrni njësoj sikur të ishit në punë
Territori i kësaj lufte është organizmi i njeriut. Ju lutem mos prisni nga unë që mos t’ja u përsëris atë që nuk doni të dëgjoni. Luftërat nuk vijnë për të mos na luftuar ekonomikisht por bashkë me rrezikun vijnë duke goditur thellë ekonominë.
Në këtë luftë jemi vetëm, nuk jemi si pas tërmetit. Jemi pasi na ka hyrë armiku në shtëpi ku mund të na marrë qindra jetë apo mijëra. Kemi vetëm veten. Nuk kemi kujt t’ja shtrimë dorën më. Nuk ka mbetur më asnjë vend në botë që nuk është mbyllur”, tha Rama./abcnews.al