Rama- Markoviç: Jo gardhe me gjemba për refugjatët në nevojë

schedule15:35 - 3 Korrik, 2018

schedule 15:35 - 3 Korrik, 2018

Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Malit të Zi janë në një mendje për cështjen e refugjatëve. Pavarësisht kapaciteteve të dy vendeve, Rama dhe Markovic janë kundër vendosjes së gardheve penguese, e pranë solidaritetit për personat që largohen nga vendet e tyre pasi u kërcënohet jeta.

Janë dy shtete ballkanase që zakoni ia do t’ua hapin derën kujtdo që është në hall. Prandaj dhuratës së ngritjes së gardheve me gjemba ndaj emigrantëve, qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të zi i japin të njëjtën përgjigje: refuzimin.

Rama:Edhe ne kemi pasur oferta për të marrë gardhe dhuratë, por jemi një popull emigrantësh,

Sot jemi të shtrirë në shumë vende, ku kemi gjetur mikëpritje, strehë dhe bëjmë jetën tonë.  Nuk jemi vendi për gardhe dhe për shfaqeje refuzuese ndaj atyre që janë në nevojë ekstreme dhe që ikin nga zona ku kërcënohen me jetën e tyre dhe fëmijëve të tyre”.

Markoviç: “Mali i Zi kur ëshët fjala për njerëz të pafat, në rrezik, pa marrë parasysh se nga vijnë iu është përkushtuar parimit të vet kryesor që ti qëndrojnë besnik atyre që janë të pafat, të ndihmojë dhe t’i ofrojë çdolloj mbështetje dhe ndihmë”. 

Jo nuk i thonë vetëm gardheve por edhe kampeve të refugjatëve.

Markoviç: “Sot kjo është dëshira për disa arsye politike dhe manipuluese që të vendoset që ne të bëjmë kampe të ndryshme për emigrantët ilegale. Pra kjo nuk do të ndodhë.

Pra Mali i Zi dhe Shqipëria kanë një qasje të përgjegjshme, nuk ka asnjë kërcënim as nga ana shqiptare. Ne nuk parashikojmë as vënien e gardheve, as vënien e kampeve, ne jemi të sigurtë, stabiliteti është prioritet i dy qeverive tona dhe mendoj se me përpjekjet e përbashkëta mund të sigurojmë zhvillimin e qëndrueshëm”. 

Rama:Nuk mund të jemi as vende gardhesh, por as heronj shpëtimtarësh të vendeve të pasura që nga njëherë janë të tunduara t’i trajtojnë emigrantët si mbetje toksike.   

Jemi në kontakt me miqtë tanë për të garantuar që të mos jemi të kërcënuar nga flukse që nuk i përballojmë dot objektivisht, që do të thotë nëse kemi rritje fluksesh nga  kufiri i gjelbër me Greqinë, si rezultat i një situate të vështirë në Greqi dhe Itali sepse u lanë vetëm nga të pasurit e Europës në atë proces, kjo pastaj do të përbënte një nevojë për të vënë sëbashku alarmin. Por nuk jemi këtu për të vënë gardhe me njëri-tjetrin”.

Në mbledhjen e parë të dy qeverive, Mali i Zi është treguar e gatshme ti qëndrojë në krah Shqipërisë për të ndihmuar në çeljen sa më të shpejtë të negociatave.

Markoviç: “Kam dëshirë që të urojë Shqipërinë për vendimin e BE për vendosjen e datës së çeljes së negociatave. Konfirmoj gatishmërinë e Malit të Zi dhe do të ofroja përvojat e veta. Për këto 6 vite që jemi në procesin e BE, Mali i Zi ka hapur 6 stade për negociatat dhe kemi mbyllur 3. S’duhet harruar se pse jemi në procesin e integrimit të BE, jo vetëm për të hyrë aty, por për të qenë pjesë e saj. Duhet të shohim para. Përveç anëtarësimit në BE, vend i rëndësishëm i takon edhe zhvillimit të marrëdhënieve fqinjësore”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp nuk munguan pyetjet dyshuese si për ngritjet e kampve ashtu edhe për celjen e negociatave, por që morën përgjigjen e përhershme nga kryeministri Rama këtë herë për një media të huaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!