Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rama kërkon hetimin e Berishës, vjen përgjigja “flash” e ish-kryeministrit

schedule10:50 - 11 Maj, 2022

schedule 10:50 - 11 Maj, 2022

A do t’i përgjigjet Sali Berisha deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri pak më parë në lidhje me hetimet e SPAK dhe non gratat?

Menjëherë pas deklaratave të Ramës për SPAK zyra e Berishës njoftoi konferencë me gazetarët në orën 12:30.



Mbetet për tu parë nëse Berisha do t’i përgjigjet sulmeve të Ramës.

Lexo edhe: “Nuk do ndalemi pa parë rezultate”, Rama: Të hetohen “non gratat”, gjyqtarët e prokurorët e korruptuar

Kreu i qeverisë ri shprehu sot në konferencë qëndrimin e tij lidhur me nevojën që SPAK-u të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe gjykatësve e prokurorëve të korruptuar, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta ndalë të shprehë opinionin e tij për punën e drejtësisë së re.

Rama  nuk la pa sulmuar opozitën, ku tha se njeri kundërshtar është i vdekur dhe tjetri është i gjallë në gjumë.

“Reforma në Drejtësi është mbështetur nga populli shqiptar. Këtu nuk është çështje e një luftë politike, politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot, kundërshtarin njërin, tjetrin, tjetrin. Janë të gjithë si të vizatuar me dorë nga dora e dikujt që më do më shumë mua seç dua unë veten time.

Ai është një kundërshtar i vdekur, ose një tjetër që është gjallë se fle gjumë. Nuk jemi këtu për këtë por akuza është aq e fortë dhe aq e drejtëpërdrejtë sa nuk ka ku të shkojë. Nuk mund të vihet në punë as besimi dhe as serioziteti i SHBA. Se u bë një vit që njerëzit dëgjojnë se kjo na qenka një konspiracion ku është përfshirë edhe DASH dhe as nuk mund të vihet në pikpyetje serioziteti i drejtësisë së re. Drejtësia duhet ta thotë nëse ka çështje penale. Se morale e politike këto janë të qarta e të zgjidhura.”- tha Rama.

/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!