Rama: Kemi vendosur fonde për të adresuar nevojat e fëmijëve për art pas shkolle

schedule18:40 - 26 Janar, 2022

schedule 18:40 - 26 Janar, 2022

Kryeministri, Edi Rama gjatë një eventi për ndarjen e çmimeve për konkursin e fundvitit me foto dhe video u shpreh se qeveria ka vendosur fonde të konsiderueshme për të adresuar nevojat e fëmijëve tanë për art, teknologji, apo sporte pas shkolle.

Qeveria ka prioritet fëmijët, në sensin e mbështetjes për ta dhe jo vetëm teorik që vlen për të gjithë. Në këtë rast ideja është për të shkuar me lart dhe kemi vendosur si asnjëherë fonde të konsiderueshme për të adresuar nevojat e fëmijëve për art, teknologji, zeje pas shkolle. Në fund kanë marrë pjesë edhe një numër miqsh që e kanë marrë ftesën nga rrjete sociale’, tha Rama.

“Ky konkurs të bëhet traditë. Kemi menduar që simbolikisht tu japin fituesve nga një shenjë të veçantë. Jo vetëm atyre që kanë marrë çmime. Një pjesë kanë marrë pjesë pa qenë në Shqipëri fare. Dua të bëj vetëm një shtesë përpara se sa të ndajmë çmimet. E kam njohur Besin me flokë kur ka shkrepur foton e parë”, shtoi kryeministri. /abcnews.al