Rama jep lajmin e mirë, shkon në 40 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri

schedule07:04 - 29 Mars, 2020

schedule 07:04 - 29 Mars, 2020

40 persona deri më tani janë shëruar nga koronavirusi në vendin tonë. Kryeministri edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se shtatë persona të tjerë ja kanë dalë me sukses në betejën me COVID 19.

Në portimin e tij shefi i qeverisë shkruan se një tjetër lajm i gëzuar tashmë në luftën me koronavirusin i cili deri m ëtani ka shënuar 10 viktima.

“Lajm i mirë: 7 të shëruar sot”, shkruan Rama.

Ndërkohë numri i personave të konfirmuar deri më tani me koronavirus në vendin tonë ka arritur në 197 persona./abcnews.al