Rama: Janë rritur eksportet, gjysma e importeve para 7 viteve sot prodhohen në vend

schedule11:43 - 26 Janar, 2021

schedule 11:43 - 26 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të martë në një konferencë të përbashkët me ministren e Ekonomisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi, ka bërë një bilanc në lidhje me situatën ekonomike në vend.

Rama në fjalën e tij ka theksuar se janë rritur investimet dhe fokusi tek bujqësia duke bërë që tashmë të kemi më shumë përdorim të produktit të brendshëm dhe të ulen importet.

Shefi i qeverisë ndër të tjera ka theksuar se është e rëndësishme që të bëhet punë për të rritur mundësitë dhe jo të ndiqen “kanalet infektuese”.

Situata sot si në sektorin e bujqësisë dhe në çdo sektor ka shumë për të bërë është një arsye për të vijuar përpara për të mos u ndalur për të mos bërë pas, Sot shifrat flasin dhe e vetmja formulë për të bërë që gjërat të ndryshojnë rrënjësisht. Kur ne kemi nisur këtë rrugë Shqipëria importonte 7 dhe ekportonte 1, sot raporti është 3 me 1, që është gjysma e asaj që importohej më parë është zëvendësuar me prodhimin vendas. Kjo tregon se kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit në vend.

Mbështetja  për të gjithë ato që punojnë tokën është e madhe. Mbështetja është e strukturuar  në të gjithë elementët e vet si në të gjithë vendet e BE-së. Mbështetja do të vijë duke u rritur por është një rritje që bazohet te rritja e mundësive dhe kjo arrihet me punë. Kemi dërguar pagën minimale në 300 mijë lekë kemi zeruar taksat për biznesin e vogël, kemi rritur pagat për mjekët dhe infermierit, këto nuk janë masa të përkohshme për për afatgjatë dhe për të qëndruar deri në një moment  tjetër kur të rriten sërish pagat.

Rritja e pagave në tërësi është vetëm rezultat i rritjes së mundësive jo i dëshira mundësitë rriten me punë jo me portale dhe kanale, kanale ujitëse jo infektuese”, ka thënë Rama. /abcnews.al