Rama i përgjigjet PD-së: Mblidhni njerëz me makina e me bori, dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë!

schedule13:58 - 30 Mars, 2021

schedule 13:58 - 30 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama vijon me replikat e tij me Partinë Demokratike në lidhje me  fushatën elektorale të kreut Lulzim Basha që është në shkelje me rregullat anti Covid.

Rama pas përgjigjes së PD-së se ka frikë nga qytetarët që duan ndryshimin, thekson se ai është i frikësuar për njerëzit e tij, të cilët të mbledhur në grumbull rrezikojnë nga COVID.

Kreysocialisti përmes një postimi në Twitter ironizon demokratët ku thekson se njerëz të verbër grumbullohen me makina, por para kanë një dhëndër që do e bëjë ditën natë.

 

LEXO EDHE: Grumbullimet, PD i përgjigjet Ramës: I frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë, dështove në 8 vite

“O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht“, shkruan Rama.e.su./abcnews.al