Rama fton Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë: Të na bashkohen në nismën “Ballkani i Hapur”

schedule11:30 - 2 Shtator, 2022

schedule 11:30 - 2 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama, ftoi Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë t’i bashkohen nismës së Ballkanit të Hapur.

Në fjalimin e tij së samitin e sotëm Rama tha se kësaj nisme duhet t’i bashkohen jo vetëm vendet e rajonit por edhe vendet si Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria.

“Jam i lumtur të shoh këtu përballë ambasadorin Chris Hill, i cili si të gjithë amerikanët e suksesshëm që vijnë në këtë rajon di dhe gjuhën e tij, di dhe gjuhën tonë, prandaj kur flisni në prani në tyre bëni kujdes se na kuptojnë jo vetëm në anglisht, por na kuptojnë dhe kur flasim gjuhën tonë.
Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe dy miq shumë të rëndësishëm për ne, që përfaqësojnë dy vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë, ministri i jashtëm i Turqisë, miku ynë dhe miku im i dashur Mevlüt Çavuşoğlu, të cilin dua ta falenderoj për praninë e tij. Turqia është një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë, por edhe aleat i gjithë proceseve pozitive në rajonin tonë si dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, miku ynë Peter Szijjarto, që po ashtu dua ta falenderoj.
Ashtu sikundër, e kemi bërë publike në Samitin e shkuar, ne ftuam edhe ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Italisë, që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të jenë përsëri të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku të pranishëm në Samitin e ardhshëm në Tiranë.
Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm t’i bashkohen të gjitha vendet e rajonit tonë, por t’i bashkëngjiten vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia, si dhe Hungaria në anën tjetër”, tha Rama.

Samiti i radhës për Ballkanin e Hapur çeli sot punimet në Beograd, Serbi me pjesëmarrjen e liderëve partnerë të nismës për të vijuar me një sërë takimesh dhe aktivitetesh gjatë ditës së sotme. Kryeministri Edi Rama iu adresua Samitit me një fjalë, ku ndër të tjera theksoi se Ballkani është për Evropën, po kaq i rëndësishëm sa ç ‘është Europa për Ballkanin./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!