Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Çdo biznes i madh që kërkon ulje takse nuk duhet të votojë për ne

schedule11:41 - 23 Shkurt, 2021

schedule 11:41 - 23 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim online foli rreth programit ekonomik, për të cilën theksoi se mbetet sfiduese përfundimi i reformave të nisura.

Rama u shpreh se taksa për biznesin e madh nuk do të rritet, por shtoi se nuk do të ketë as ulje të taksave për këtë kategori.

Lexo edhe: Rama: Javën e dytë të marsit përfundon vaksinimi i bluzave të bardha, së shpejti nis fushata masive



“60 mijë biznese të vogla në 2013, dhe më shumë se 110 mijë biznese të vogla në 2020. Besoj se kjo është një shifër për të treguar se si ka vijuar mbështetja për biznesin e vogël. Dua të theksoj raportin e kësaj qeverie me të pasurit. Kontributi i të pasurve, të mëdhenjve, oligarkëve në vitin 2013 me kontributin e 2019. Janë të gjitha të publikuara, 142% më shumë para ka marrë buxheti i shtetit nga të pasurit.

Gjithashtu dua të sjell në vëmendje tatimin progresiv mbi pagën e individëve, ku është ulur tatimi mbi pagën. Ndërkohë me taksën e sheshtë goditen më shumë ata që fitojnë më pak. Ndërkohë taksa progresive, taksimi i ndershëm është për shumicën dërrmuese. Taksa e sheshtë është goditje për ata që fitojnë më pak, ndërsa taksimi i ndershëm është mbështetës. Ne nuk do të rrisim taksën për biznesin e madh, por as nuk do ta ulim. Çdo biznes i madh që kërkon ulje takse nuk duhet të votojë për ne”, tha Rama.

Ndërsa ministrja e Financave Anila Denaj në konferencën për shtyp “Ekonomia në fokus” u shpreh se ulja e barrës fiskale për bizneset e vogla është bërë fakt.

Denaj tha se fokusi i qeverisë mbetet biznesi i madh, ndërsa shtoi se për 97% të të punësuarve ka ulje të barrës fiskale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!