Rama: Javën e dytë të marsit përfundon vaksinimi i bluzave të bardha, së shpejti nis fushata masive

schedule11:22 - 23 Shkurt, 2021

schedule 11:22 - 23 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga konferenca ku në fokus është ekonomia është shprehur se mandate i dytë i qeverisë ka qenë më i vështiri që ka kaluar ndonjë qeveri deri më tani.

Sipas tij në luftën me armikun e padukshëm vaksina është arma më e fortë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në javën e dytë të marsit pritet që të mbyllet dhe vaksinimi i të gjithë bluzave të bardha dhe shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë.

“Kush gjykon mandatin tonë të dytë nuk duhet të harrojë se ky ka qenë mandate më i vështirë i kësaj qeverie dhe gjysma e tij ka qenë luftë me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme, siç po dalim fitimtar nga lufta me tërmetin duke shëruar plagët që hapi tërmeti ashtu do të dalim dhe nga kjo luftë globale ku ne kemi pozicionin tonë në këtë front në luftë me armikun e padukshëm.

LEXO EDHE: Rama: Do rrisim pagën minimale dhe dyfishojmë ndihmën ekonomikë

Ky është një element kyç në këtë luftë që lidhet me procesin e vaksinimit. Duke parë që në disa vende pavarësisht fuqisë së tyre dhe raportit të tyre që kam parasysh Izraelin dhe Britaninë që duket se po shikojnë me optimizëm daljen nga tuneli është shumë e qartë se vaksinimi është një armë e pazëvendësueshme për të thyer zinxhirin e infeksionit dhe për ta kthyer vendin në një vend pa koronavirus për popullsinë. Është shumë e rëndësishme ajo që po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon në hapjen konstante, ku e parapagoi tre fish vaksinën nga Pfizer dhe Moderna në procesin e shpikjes, pa pritur që të aprovohet dhe të bëhet funksionale, ai vuri një bast shumë të madh dhe sot zotëron si asnjë vend tjetër gjithçka që i duhet për vaksinimin dhe Britania e Madhe që është vendi ku lindi një nga vaksinat.

Në javën e dytë të marsit besojmë se do të mbyllim vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha për të nisur shumë shpejt me vaksinimin masiv të të gjithë popullsisë”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al