Në takimin për Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor si eventi përmbyllës i Samitit të tretë, Rama tha se shoqëria digjitale është një nga sfidat më të mëdha.
Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se pavarësisht se procesi i digjitalizimit ka pësuar transformime, ka ende shumë punë për të bërë, duke shtuar: “Asgjë nuk na ndalon ta shndërrojmë këtë cep të Evropës në qendër të shërbimeve digjitale”.
Rama u shpreh se vendet vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë, ndërsa falënderoi edhe Gjermaninë, për mbështetjen në realizimin e këtij samiti.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:
“Ky Samit zhvillohet në një format ndryshe nga ajo që do të donim. Jemi me rregullat që ndoshta nuk janë të dëshirueshme por të rëndësishme për shkak të situatës. Është bërë e qartë se ky nuk është thjesht një Samit si gjithë të tjerë apo një evenimentin na kalendarin tonë, por pjesë e një procesi të pandalshme që përqendrohet të ndërlidhja midis qytetarëve dhe vendeve tonë.
Tani që flasim jam i sigurt se jetojmë në një moment përcaktues për të ardhmen.
Jemi këtu për aspektin digjital dhe nuk ka dyshim që është një aspekt kyç i rrugës për të ecur përpara. Në të gjitha fushat, përfshin një spektër të gjerë qytetarësh pavarësisht nga profesionet. Shoqëria digjitale sfida më e madhe e këtij shekulli dhe instrumenti më i jashtëzakonshme, por të ngritur një mjedis ku njerëzit që jetojnë në hapësira të ndryshme të komunikojnë.
Nga ana tjetër është edhe përballja me kërcënime, me pasoja të panjohura. I jam mirënjohës qeverisë gjermane që ishte e gatshme ta ndihmonte këtë Samit.

Më është thënë që ka shumë gjëra që do të vijnë si rezultat i angazhimeve të ndërmarra me këtë rast , sidomos dy memorandumet e mirëkuptimit, për transformimin digjital dhe tjetri për ndërlidhje të rajonit. Jam plotësisht i bindur që këto nuk janë thjesht memorandume mirëkuptimi, por përcaktojnë shumë të ardhmen tonë të përbashkët. Bashkëpunimi digjital është pjesë e pandashme e paketës së procesit të Berlinit.
Në kuadër të pandemisë ky bashkëpunim duket se është më i rëndësishëm dhe më jetik. Të dyja këto Samite, ky dhe ai i krerëve të qeverisë në Sofje, janë për të ndihmuar në ngushtimin e hendeqeve si edhe për të ndihmuar të rrisim standardet e BE. S’ka dyshim që kemi mjaft hendeqe për të plotësuar, por është e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë dhe po punojnë për të ndikuar individualisht sa më shumë të jetë e mundur vizionin e përbashkët.
Nuk ka qenë e lehtë, por sot kemi një kuptim dhe një dakordësi më të madhe për Shengeni-n Rajonal dhe kjo është arritje e vërtetë. Asgjë nuk na ndalon ta shndërrojmë këtë cep të Evropës në qendër të shërbimeve digjitale”, tha Rama.
/abcnews.al/


