Ralf Gjoni: Nuk votoj pro marrëveshjes së 5 qershorit, votoj hapjen e listave

schedule20:42 - 21 Korrik, 2020

schedule 20:42 - 21 Korrik, 2020

Deputeti i opozitës parlametare Ralf Gjoni në një komunikim për mediat tha se mbështet hapjen e listave, por theksoi se është kundër marrëveshjes së 5 qershorit.

“Votimi si në çdo vend të votës është individual. Sot ka pasur një dakordësi me mazhorancën për hapjen e listave që kërkon ndryshime kushtetuese.

Unë votoj hapjen e listave. Këshillin Politik nuk e kam njohur, kam qenë kundër marrëveshjes së 5 qershorit.

Lexo edhe: Murrizi: Jam kundër pikës 1 të marrëveshjes, firmos për tre pikat e tjera

Vota ime është pro hapjes së listave, atë për të cilën i kemi premtuar qytetarëve. Unë nuk votoj pro marrëveshjes së 5 qershorit, votoj hapjen e listave”, u shpreh ai.