Raketat goditën pallatin e banuar, Zelensky: Sulmi në Odesa ishte terror i qëllimshëm rus

schedule07:44 - 2 Korrik, 2022

schedule 07:44 - 2 Korrik, 2022

“Terror i qëllimshëm i rusëve”, e ka cilësuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sulmin e djeshëm në Odesa, ku u godit një pallat i banuar. Presidenti iu drejtua qytetarëve mbrëmë gjatë natës, ndërsa dha detaje për situatën e luftës.

Në rajonin e Odesa, çmontimi i rrënojave pas sulmit me raketa ruse në Serhiivka është duke u zhvilluar. Tre raketa goditën një ndërtesë të zakonshme banimi, një ndërtesë nëntëkatëshe në të cilën askush nuk fshehu asnjë armë, pajisje ushtarake apo municione, siç flasin gjithmonë propagandistët dhe zyrtarët rusë për sulme të tilla. Ishte një godinë e thjeshtë, rreth 160 njerëz. Aty banohej nga njerëz të thjeshtë, civilë. Nga kjo goditje u shkatërrua edhe qendra rekreative, një objekt absolutisht tipik për zonën bregdetare”, tha Zelensky.

“Theksoj: ky është një terror rus i qëllimshëm, jo ​​ndonjë gabim apo sulm aksidental me raketë. Katër persona nga një familje u vranë… Djali i vrarë, 12 vjeç, quhej Dmytro… Deri tani, në listën e të vdekurve janë 21 persona dhe të plagosur rreth 40. Shifrat kanë ndryshuar gjatë gjithë ditës, fatkeqësisht numri i të vdekurve po rritet”, theksoi presidenti.

Ai shtoi se ishte mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe personalisht Bidenit për paketën e re të mbështetjes për Ukrainën, e cila përfshin sisteme shumë të fuqishme të raketave, NASAMS. g.v/abcnews.al