Radhë të gjata në banka, shkak orari i limituar dhe stafi i reduktuar

schedule16:54 - 6 Prill, 2020

schedule 16:54 - 6 Prill, 2020

Hapja e një numri, llogarie, marrja e “pagës së luftës” apo kryerja e një veprimi bankar, është kthyer në makth për qytetarët.

Ata presin me orë të tëra dhe shpesh pa mbaruar pune, për shkak të orarit të limituar dhe stafit të limituar.

Kam që në 06:00 që kam ardhur. Isha edhe të premten dhe nuk kam mbaruar punë’, shprehet një qytetare.

Ka nga  ata të cilët , vijnë me shpresën për të marrë pagën e luftës. “Kam një biznes të vogël dhe kam ardhur për të tërhequr atë bonusin”, thotë një qytetare.

Të tjerë nuk kanë arritur të hapin numrat e llogarisë. Megjithate afati kohor për hapjen një numri llogarie është brenda 3 muajve. /abcnews.al