Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës

schedule08:40 - 29 Gusht, 2020

schedule 08:40 - 29 Gusht, 2020

Gjatë këtij muaji pushuesit nga Kosova kanë qenë më të shumët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe këtë fundjave qytetarët nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune raportohet se nga Morina kanë hyrë afro 15 mijë qytetarë me 5 mijë mjete. Siç duket dhe nga pamjet radhët e automjeteve kanë qenë të gjata, por në doganë sportelet kanë punuar me kapacitete të plotë për t’ju lehtësuar lëvizjen.

Pjesa më e madhe e pushuesve nga Kosova preferojnë për afërsi gjeografike kryesisht bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës. Ndërsa ata që do qëndrojnë më gjatë kanë zgjedhur të shkojnë në Durrës.

Pandemia këtë vit ka penalizuar shumë industrinë e turizmit pasi shumë shtete vendosën rregulla të rrepta. Për pasojë në Shqipëri turizmi është mbajtur gjallë nga pushuesit nga Kosova dhe pushuesit vendas. Ndërkaq zyra për informim e Policisë së Kosovës, bën të ditur se nga 1 deri 25 gusht në vendin tonë kanë 830 mijë qytetarë të Kosovës.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë pikën kufitare të Morinës kanë kaluar 686 mijë kosovarë, pra më pak se këtë vit pandemik./abcnews.al