Qytetarët shkelin urdhrin dhe derdhen rrugëve, policia nis aksionin për mbylljen e lokaleve

schedule11:51 - 23 Maj, 2020

schedule 11:51 - 23 Maj, 2020

Ashtu si edhe javën e shkuar, kryeqytetasit sot duhej të mbylleshin në shtëpi dhe në rrugë në orare të caktuara duhej të qarkullonin vetëm nënat me fëmijë dhe pensionistët, por duket se banorëve u ka sosur durimi dhe tani po thyejnë çdo urdhër.

Kështu, rrugët e Tiranës sot kanë qenë plot me qytetarë, ndërsa bizneset, përfshi edhe lokalet kanë qendruar hapur duke mirëpritur klientët si në një ditë të zakonshme.

Një ditë më parë kryeministri Rama tha se regjimi i lëvizjes gjatë kësaj jave do të jetë si javën e shkuar duke mos dhënë më sqarime, por u desh një urdhër i mbrëmjës së vonë të Ministrisë së Shëndetësisë për të specifikuar se gjatë fundjavës do të lëviznin deri në orën 21:00 vetëm nënat me fëmijë dhe pensionistët.]

Lexo edhe: Rrugët e Tiranës plot, qytetarët refuzojnë masivisht urdhrin për t’u mbyllur në shtëpi

Po ashtu u tha se do të lejoheshin të qendronin hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë.

Por, ndryshe ndodhi në orët e paraditës, gjë e cila ka detyruar policinë që të dalë në rrugë.

Siç duket nga fotot e siguruara nga abcnews.al në rrugët e Tiranës tani janë duke lëvizur patrulla me policë, të cilët i kërkojnë lokaleve që të mbyllin qepenat.

Urdhri i MSH