Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qumështorja “Vita” kërkon publikimin e shpejtë të analizave: “Puna mund të nisë sot ose nesër”

schedule14:42 - 3 Korrik, 2026

schedule 14:42 - 3 Korrik, 2026

Drejtori gjeneral i kompanisë, Artan Spahija, tha në një konferencë për media se një grup inspektorësh nga institucionet përkatëse ka kryer kontroll në fabrikën “Qumështorja Vita”, pas një vendimi për inspektim urgjent nga ministri në detyrë i bujqësisë Armend Muja.

Sipas tij, ata ka marrë mostra të qumështit “Vita 3.2” dhe qumështorja është në pritje të rezultateve laboratorike. Ai kërkoi që analizat të publikohen sa më shpejt dhe u shpreh se “Vita” është e gatshme të rifillojë grumbullimin menjëherë pas përfundimit të tyre.

“arsyeja e vizitës të një grupi prej 15 aqpo 20 personave, fillimisht kanë ardhur si inspektorë, pastaj ka dalë se janë të ministrisë me një vendim, që me datë 2.7, ministri në detyrë, Armend Muja ka dhënë vendim për një kontroll urgjente për qumështoren Vita. Neve na ka ardhur vetëm kjo (dokument) nga këshilltarja e ministrit dhe jo nga dikush tjetër.



Për fat të keq muj me thanë që ka pas grup punues që nuk është marrë fare me neve, ka pasë të MINT dhe të AUV dhe të gjithë këtë kanë fillu vizitë në fabrikë. Dua të ju njoftoj që vendimin për pezullimin s’e ka marrë as Ministria as AUK, këtë e kemi marrë ne si bord, arsyeja ka qenë se janë marrë mostrat të qumështit Vita 3,2 me pretendimin të analizës. Ne iu bëjmë apel që sa më shpejt të jetë ë mundur, të bëhen analizat, të publikohen dhe ne jemi të gatshëm që sot ose nesër të fillojmë me grumbullimin”, tha Spahija.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!