Eksperti i sigurisë kibernetike, Jason Brodsky, deklaroi se regjimi iranian po përdor forma të ndryshme të propagandës dhe operacioneve të influencës për të ndikuar në vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë.
Sipas Brodskyt, një nga format e përdorura janë videot e krijuara me inteligjencë artificiale, përfshirë përmbajtje të realizuara me figura Lego, ku argumentoi se këto materiale lidhen me interesa të caktuara dhe synojnë të ndikojnë në debatin publik dhe në politikat e shteteve të ndryshme.
“ Regjimi iranian përdor videot me Lego për të krijuar trazira dhe situata të vështira për Shqipërinë, pasi edhe në SHBA ka një fenomen të tillë, ku krijohen video me AI përmes Legove. Lidhet me interesat e biznesit dhe kërkon të ndikojë në Shqipëri; kanë interesa të caktuara për të ndikuar në politikat e vendeve të ndryshme. Është një lojë e vazhdueshme që Irani bën dhe synon që përmes Gardës Revolucionare të ndikojë dhe të nxisë, shembuj të së cilës janë videot me AI.
Është një fatkeqësi e madhe. Irani përdor burime të ndryshme, përfshirë edhe mediat perëndimore. Irani ndikon përmes disa njerëzve në rrjetet sociale dhe shpeshherë ata bëhen të dukshëm edhe për mediat ndërkombëtare, të cilat i përzgjedhin dhe i bëjnë më të dukshëm.”


