Medalistët, shpërblime dhe fyerje/ Qeveria jep 145 mije euro lekë për fituesit dhe trainerët

schedule14:27 - 15 Gusht, 2024

schedule 14:27 - 15 Gusht, 2024

Qeveria do të shpërblejë financiarisht dy mundësit Islam Dudaev dhe Chermen Veliev dhe trajnerët, të cilët shkruan historinë për Shqipërinë në lojërat olimpike “Paris 2024” duke I sjellë vendit dy medaljet e para Olimpike. Sipas një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, të firmosur nga Kryeministri në 12 Gusht, sportistët do të marrin 14.7 milionë lekë të reja.

Me ekipin Olimpik shqiptar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit theksoi mbështetjen e institucioneve për përgatitjen e sportistëve.

Me buxhetin e vitit 2024, kemi mundësuar rritjen e buxhetit për 8 federatat për të mundësuar parapërgatitjen për lojërat olimpike. Sistemi i shpërblimeve mundëson edhe shpërblimet e dedikuara, për medalistët tanë. Do të kenë mbështetje specifike nga qeveria shqiptare dhe për tre trajnerët e tyre. Mbështetja për medalistët në të gjithë kampionatet që marrin pjesë është e dedikuar edhe për sportistin dhe trajnerin. Shpresojmë që këto dy medalje të jenë shembull dhe model frymëzimi për të rinjtë tanë”

Edhe Kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar vlerësoi punën e mundësve dhe trajnerëve të tyre.

Shpërblimi për sportistët do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Siç parashikohet në ligjin e sportit të miratuar në vitin 2021, medalistët me medalje bronzi shpërblehen me 5 milionë lekë të reja dhe do të marrin dhe gradën kolonel./abcnews.al