Analisti i politikave publike, Ilir Brasha tha në emisionin “Sheshi i dollarit” në ABC News se në të vërtet gjatë fushatës elektorale dalin më shumë para nga arkat e shtetit që shkojnë te qytetarët. Gjithashtu sipas tij gjatë kësaj periudhe qeveria bëhet më aktive duke përuruar monumente kulturore apo dhe investime në infrastrukturë dhe shkolla.
“Kemi bërë një analizë se sa e pranishme është qeveria gjatë fushata. Na ka dalë që më shumë para shpërndahen nga buxheti i shtetit tek qytetarët gjatë fushatës. Gjithashtu rritjet numri i kompanive që përfitojnë. Shikojmë që gjatë fushatave elektorale kemi përurimin e një sërë veprave, vumë re që planifikimi buxhetor dhe ekzekutimi i transaksioneve përgjatë viteve zgjedhore ishin një rritje. Pra një rritje e dukshme gjatë viteve elektorale, kjo vërteton që qeveria bëhet më aktive në fushatën zgjedhore. Kemi një përqendrim të parave përgjatë muajve para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve kemi një ulje. Në fakt kjo nuk ndikon në vitin total”, tha analisti./abcnews.al