Gjokutaj: Programet politike s’analizohen siç duhet/ Brasha: Votuesit e kanë të përcaktuar para fushatës se kë…

schedule22:06 - 11 Prill, 2025

schedule 22:06 - 11 Prill, 2025

Ekonomisti Eduard Gjokutaj në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News tha se programet politike nuk janë të analizuara ashtu siç duhet. Sipas tij më tepër janë premtime politike, se sa programe të mirëfillta.

“Programet nuk analizohen ashtu siç duhet. Nga ana tjetër nga mënyra si bëhen programet duhet të ishte ndryshe duke u kthyer në programe të bazuar në politika publike. Në mënyrë që të jetë i matshëm që të mos bëhen vetëm premtime, por dhe të ketë akomodime nga mënyra se si do të jetë ky premtim”, tha Gjokutaj.

Ilir Brasha, analist i politikave publike, Ilir Brasha tha se pavarësisht se partitë nuk kanë program të mirëfilltë dhe profesional, kjo nuk u hyn shumë në xhep qytetarëve. Sipas tij qytetarët vendosin se kë do votojë. Ai shton se një pjesë e mirë e popullsisë shkon me bindje dhe jo me program në qendrat e votimit.

“Votuesit e kanë të përcaktuar para fushatës se kë do votojnë. Një pjesë e popullsisë nuk shkojnë me idenë e programit, por me bindjet politike”, tha Brasha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!