Eksperti për çështjet e integrimit, Gent Xhaxhiu, tha se Shqipëria po merr sinjale inkurajuese nga Brukseli, ndërsa Komisioni Europian synon të mbyllë edhe 3-4 kapituj të tjerë deri në fund të vitit.
Xhaxhiu u shpreh se mban kontakte të vazhdueshme me eurodeputetë dhe se deklaratat e tyre kanë qenë inkurajuese që prej mesit të korrikut. Sipas tij, pas shkëputjes së verës, sinjalet pozitive për procesin e integrimit europian kanë vijuar.
Sipas tij, ambasadorja e njeh mirë mekanizmin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe duket se ka vijuar në të njëjtën linjë me ambasadorin Gonzato.
“Mban kontakte të vazhdueshme me eurodeputetë, deklaratat ishin inkurajuese që në mes të korrikut, për shkak edhe të shkëputjes verore, vijnë deklarata inkurajuese. Komisioni Europian ka në listë për të mbyllur me Shqipërinë edhe 3-4 kapituj të tjerë deri në fund të vitit.
Andrea Zhidër e vendosi në pole position Shqipërinë, duke thënë se është edhe Mali i Zi, është një konkurrencë e shëndetshme. Kjo ishte dhe dalja e parë, thuajse publike, edhe e ambasadores së re. Ambasadorja njeh mirë mekanizmin e zgjerimit të BE-së, duket se ka qëndruar në të njëjtën linjë me ambasadorin Gonzato.”


