Zenun Pajaziti, anëtar i kryesisë së PDK, ka deklaruar se qeveria e Albin Kurtit është jo serioze me aleatët.
Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai u shpreh se kjo qeveri është e paaftë për të ndërmarrë veprime për zgjidhjen e problemeve.
“Kjo puna e kushteve nuk është se janë lajme të mira për qytetarët e Kosovës. Pra, me fillimin e këtij viti, ne morëm vizat dhe për Këshillin e Europës do të ketë vonesa. Nuk është diçka risi, ne nuk është se kemi një seriozitet nga vendimmarrësit tanë dhe qeveria jonë, për të dialoguar dhe bashkëpunuar me partnerët tanë, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zhbllokimin e vendit në këto procese. Më serioze se të gjitha këto janë një mosgadishmëri totale, një joseriozitet i qeverisë sonë për t’u marrë me këto çështje, si të thuash, bllokadën po e marrim përgjegjësinë ne vetë në Kosovë me këtë lloj qeverisje, normal padrejtësisht”, tha Pajaziti.
Më tej, ai ka theksuar se refuzimi nga ana e partnerëve të Kosovës, ka sjellë shqetësim për qytetarët, pasi kemi të bëjmë me një qeveri që i ngjason disa vendeve që kanë përfunduar keq.
“Ajo që është e padëgjuar, është veç mënyra se si qeveria jonë po vepron, nuk duhet abuzuar me qendrimet e vazhdueshme të SHBA dhe të institucioneve më serioze të sigurisë dhe të NATO-s, për sa i përket ruajtjes së qetësisë dhe paqes në këtë regjion. Pse nuk duhet dhe pse po mendoj që dikush po abuzon me këtë? Se vazhdimmisht, Serbia dhe Vuçiç kanë mbajtur qendrime të tilla të njëjta, vazhdimisht kemi partnerët të cilët i kanë tërhequr vërejtje regjimit serb, por ajo ç’ka është përgjegjësia jonë duhet marrë seriozisht. Ne kemi trupa të sigurisë së NATO-s, kemi koordinim të plotë me institucionet më relevante, me SHBA dhe në anën tjetër ne kemi bashkëpunim me ta për t’i adresuar kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me ne shqiptarët, ne kosovarët, me shtetin tonë. Pra, në anën tjetër kemi të bëjmë me një regjim në Beograd që është i pandryshuar, po mbahet me këto tërheqje vërejtjesh nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, por për herë të parë kemi dhe në Kosovë një qeveri e nivelizuar me të vetën me qeverinë e Beogradit. Edhe në ditët më të mira të Kosovës, nuk është se kemi pasur gjithmonë lavdërata, përsa i përket kryerjes së obligimeve tona në demokratizim, në çështje që kanë të bëjnë me pakicat etj, sepse Beogradi ka qene i vendosur t’i manipulojë qytetarët serbë në Veri dhe në përgjithësi, por ia kemi dalë me një partneritet të ngushtë me SHBA, BE dhe me institucionet ndërkombëtare, që janë këtu. Pra, nuk ka munguar ky partneritet, nuk kemi refuzuar si të thuash asnjëherë që të bashkëpunojmë me ta dhe kemi kryer disa prej kushteve të njëanshme. Kjo ne na ka hap rrugë që të jemi pjesë e mbështetjes dhe donacioneve. Ajo çfarë po ndodh tash një lloj refuzimi edhe nga ana jonë, edhe kjo si të thuash edhe më shumë nga partnerët tanë që po shfaqin refuzimin e tyre. Kjo është edhe një shqetësim i qytetarëve të Kosovës, pra kemi të bëjmë me një far qeverie që i ngjason disa vendeve që kanë përfunduar keq”, u shpreh Pajaziti./abcnews.al