Qeveria britanike paralajmëron qytetarët: Mos u tregoni optimistë, infektimet mund të rriten sërish

schedule21:46 - 28 Korrik, 2021

schedule 21:46 - 28 Korrik, 2021

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid ka paralajmëruar qytetarët që të mos jetë shumë optimistë në lidhje me betejën kundër pandemisë së COVID, duke theksuar se numri i infeksioneve mund të rritet sërish.

Të dhënat e fundit të qeverisë, treguan një rritje këtë të mërkurë me 27 734 raste të reja.

“E vërteta është, kur bëhet fjalë për numrat e rasteve, askush nuk e di se ku do të shkojnë më pas,” tha Javid në një vizitë në një qendër vaksinimi në Londër.

Megjithatë Boris Johnson ka deklaruar se është ende herët për të dalë në përfundime në lidhje me ecurinë e pandemisë.

Nadhim Zahawi një tjetër zyrtar i qeverisë ka njoftuar se rregullat e izolimit që janë në fuqi do të vijojnë të qëndrojnë deri në 16 gusht.

Por pavarësisht thirrjeve për kujdes, qeveria ka vendosur të lejojë, udhëtarët e SHBA dhe BE që janë të vaksinuar plotësisht të hyjnë në vend pa pasur nevojë për karantinë. Këtë vendim, Laburistët e kanë cilësuar të pamatur. m.v/abcnews.al