Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria pa zjarre/ Shuhen 10 vatra, stabilizohet situata pas rreth dy muajsh

schedule10:23 - 13 Shtator, 2026

schedule 10:23 - 13 Shtator, 2026

Asnjë vatër aktive zjarri nuk raportohet aktualisht në vend. Pas një sezoni të vështirë, situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shuar të gjitha 10 vatrat e raportuara në territorin e Shqipërisë.

Në operacionet për shuarjen e tyre u angazhuan 174 forca operacionale vendore dhe lokale, me 14 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të strukturave në terren ishin edhe 27 efektivë të Forcave të Armatosura, me 3 mjete dhe një autoambulancë.

Vatrat e fundit u shuan në disa qarqe. Në Lezhë, zjarri në fshatin Gallatë të Kurbinit, i përhapur nga territori i Bashkisë Mat, është fikur, ndërsa në Elbasan është shuar zjarri në Librazhd Katund, ku flakët prekën sipërfaqe me pisha.



Në Gjirokastër, pas angazhimit të forcave zjarrfikëse, bashkiake, policore dhe të Forcave të Armatosura, është shuar edhe vatra në Bularat të Dropullit.

Ndërhyrje janë kryer edhe në qarkun Dibër, ku janë shuar vatrat në Lundre-Madhesh, Cerrujë-Mali i Allushit dhe Selishtë. Po ashtu, janë shuar zjarret në Bitaj të Lushnjës dhe Rërës të Patosit.

Aktualisht, sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nuk ka asnjë vatër aktive dhe asnjë vatër nën mbikëqyrje në territorin e vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!