“Qëndroni të fortë”, i infektuari Donnarumma ka një mesazh

schedule17:37 - 26 Tetor, 2020

schedule 17:37 - 26 Tetor, 2020

Gianluigi Donnarumma dhe Jens Petter Hauge kanë dalë me COVID-19 te Milani dhe nuk mund të luajnë në sfidën e sotme me Romën, ndërkohë që do të mungojnë të paktën edhe të enjten në Europa League.

Klubi kuqezi konfirmoi se tamponi kishte zbuluar se ata ishin prekur, sikurse edhe tre pjesëtarë të tjerë të stafit. Donnarumma ndërkohë qetëson tifozët, duke shkruar në rrjetet sociale se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai gjithashtu ka një mesazh edhe për ata që po luftojnë me virusin.

“Përshëndetje të gjithëve. Për fat të keq u testova pozitivisht për COVID-19. Së pari dua t’ju them se jam mirë. Shfrytëzoj këtë mundësi për t’ua kushtuar mendimet e mira të gjithë atyre që luftojnë me virusin. Qëndroni të fortë, mos u dorëzoni!

U kujtoj të tjerëve të ruajnë distancën, të mbajnë maska dhe të lajnë duart. Gjithçka ndihmon në përpjekjen për ta ndaluar këtë virus. Ndërkohë sonte do të jem para televizorit duke brohoritur për shokët e skuadrës. Forca Milan”, shkruan Donnarumma. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CG0BruqDJ2p/?utm_source=ig_web_copy_link