Qendra e djathtë drejt fitores së zgjedhjeve në Itali, Georgia Meloni pritet të jetë kryeministrja e re e vendit

schedule00:00 - 26 Shtator, 2022

schedule 00:00 - 26 Shtator, 2022

Italia duket se do të ketë ndryshime drastike sa i përket ndryshimeve në jetën politike por jo vetëm.

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet në Itali, ku 52 milionë qytetarë ishin të ftuar të merrnin pjesë në votime, por pas mbylljes së votimeve në orën 23:00 rezultoi se vetëm 51.16% e tyre kishin marrë pjesë.

Pas përfundimit të votimeve nga pollët e para rezulton se fituese do të jetë koalicioni i qendrës së djathtë i udhëhequr nga “Vëllezërit e Italisë” të drejtuar nga georgia Meloni, e cila pritet të jetë dhe kryeministrja e re e vendit.

Por fitorja e qendrës së djathtë dhe ardhja në krye të qeverisë italiane e një ekstremisteje si Meloni duket se ka vënë në alarm Europën, duke patur parasysh edhe luftën në Ukrainë.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se në rast se Meloni nuk do të ndryshojë kurs dhe do tu shkojë deri në fund bindjeve të veta, atëherë Europa do të mund të ndryshonte.

/Abcnews.al/