Qëlloi 5 herë me thikë të dashurën greke, shqiptari në lot: Doja vetëm ta trembja, si është?

schedule00:05 - 24 Shkurt, 2021

schedule 00:05 - 24 Shkurt, 2021

I përlotur dhe penduar, i riu shqiptar që qëlloi me thikë të dashurën greke në Itali ka folur për herë të parë përpara prokurorit. Gjëja e parë që shqiptari Jetmir Kurtsmajlaj bëri ishte pyetja; si është ajo? Më pas ai shpjegoi si nisi sherri.

Ecëm pak dhe u zumë. Mbaj mend goditjen e parë dhe pastaj të fundit. Nuk mbaj mend asgjë tjetër. Doja ta trembja, jo ta vrisja, nuk e bëra nga xhelozia” tha 27-vjeçari. Gjendja e vajzës, studente greke 20-vjeçe, është përmirësuar pak por mbetet serioze.

Edhe nëna e studentes greke ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen. Ajo ka treguar se e bija do të qëndrojë në kujdes intensiv në spitalin e Torinos deri nesër pas një operacioni që ka zgjatur të paktën 6 orë. Sipas saj e bija ka marrë pesë goditje me thikë, në gjoks, qafë, barkë me një thikë kuzhine.

“Ajo ka marrë pesë thika në gjoks, qafë dhe bark me një thikë kuzhine. Është një mrekulli që vajza ime e vogël jeton. Falë Zotit ajo është mirë tani, ajo i shpëtoi rrezikut sepse organet e saj jetike nuk janë dëmtuar. Ai u përpoq ta godiste në zemër dhe e shtyu fëmijën tim me gjithë forcën që i kishte mbetur në atë moment” tha ajo (lexo këtu).

Mediat greke shkruajnë se shqiptari nuk kishte pranuar ndarjen prej saj dhe vazhdonte ta kërcënonte në rrjetet sociale. /db/ Abcnews.al