Qëllohet me armë mbi protestuesit në SHBA, vritet një 19-vjeçar

schedule09:31 - 30 Maj, 2020

schedule 09:31 - 30 Maj, 2020

Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë drejt turmës që protestonte për vrasjen e George Floyd në Detroit, SHBA.

I riu u qëllua rreth orës 11:30 (lokale), afër rrugëve të Kongresit, sipas një njoftimi nga Departamenti i Policisë në Detroit.

Policia beson  një makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar më armë një turmë njerëzish, të cilët po demonstronin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd.

Plumbat kanë kapur një 19-vjecar, i cili u transportua menjëherë në spital por nuk ia doli dot të shpëtonte.

LEXO EDHE: Protesta të dhunshme në SHBA: Kërkohet drejtësi për vrasjen e afro-amerikanit

Nndërkohë protestat kanë shpërthyer në të gjithë SHBA. Protetestuesit kërkojnë drejtësi për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga oficerët e policisë. /abcnews.al