Pyjet me pisha drejt tharjes nga “procesionarja”

schedule15:59 - 12 Janar, 2021

schedule 15:59 - 12 Janar, 2021

Nga Erblina Mile

Sëmundja e Pishave ose e njohur ndryshe si procesionaria po çon drejt tharjes  pyjet  nga veriu në jug.Eksperti Agron Qerimi shprehet se përhapja e saj tashmë  ka prekur të gjitha  zonat ku rriten këto bimësi halore.

“I kam shëtitur të gjitha malet dhe kjo është masive në të gjithë halorët. Ka prekur të gjithë halorët kjo sëmundje”, thotë ai.

Përhapja e procesionares në pyje është shumë e dëmshme edhe për njerëzit, që kur prekin apo bien në kontakt me qimet irrituese të trupit të këtyre larvave, iu shkaktohen reaksione dhe inflamacione dermatologjike.

Rreth 60 përqind e parqeve kombëtare në Shqipëri  janë prekur nga procesionarja e pishës. Ndërkohë e kontaktuar nga ABC ,Ministria e mjedisit bën me dije se aktualisht po vijon trajtimi i kësaj sëmundjeje me anë të ndërhyrjes  me disa insekte që eleminojnë larvat që shkaktojnë sëmundjen e procesionares.Këto insekte mbahen në laboratorët e Universitetit Bujqësor në Tiranë  ndërsa janë siguruar nga ministria e  mjedisit të Turqisë. /abcnews.al