Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me ministrin e jashtëm të Iranit në Shën Petersburg, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.
Putin tha se shpresonte që “paqja të vinte” dhe se iranianët do ta “kalonin këtë periudhë të vështirë” lufte.
Abbas Araghchi theksoi marrëdhënien e ngushtë midis Teheranit dhe Moskës, të cilën ai tha se do ta forconte më tej.
Ministri shtoi se Irani do të vazhdojë të luftojë SHBA-në pasi ka provuar se është “i aftë të durojë dhe të mbijetojë këtë periudhë”.
RIA raportoi se Putini gjithashtu “mori një mesazh” nga udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë në publik që nga emërimi i tij.
Raportet e New York Times sugjerojnë se ai është plagosur rëndë dhe është i fshehur, ndërsa mesazhet përcillen vetëm me shkrim përmes një zinxhiri korrierësh të besuar.


