Puthje dhe përqafime me Donaldin, nëna e Beatrix Ramosaj reagon pas kritikave në rrjet

schedule10:00 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 10:00 - 3 Dhjetor, 2021

Ndërsa Beatrix Ramosaj po përballet me kritika të shumta për shkak të lidhjes me Donald Veshaj brenda shtëpisë së Big Brother, ka ardhur dhe reagimi i nënës së saj, Antigonë Ramosaj. Fansat e këngëtares kanë shprehur mbështetjen ndaj saj nëpërmjet postimeve në rrjete sociale dhe një prej tyre ka rënë në syrin e Antigonës. Ajo ka ripostuar mesazhin në fjalë duke nënkuptuar dhe qëndrimin e saj për lidhjen e së bijës.

“Trixa na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kam paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde por një gjë ta kesh në mend që i drejti zhytet por nuk mbytet. Trixa, një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luaneshë që i ka dalë mbanë të gjitha sfidave të jetës.

Gjykojnë Trixën për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria… Mjaft paragjykuam se kështu nuk do të arrijmë askund, përveç që s’do e kemi ndërgjegjen e pastër kur flemë dhe më e keqja, nuk do të fitojmë asgjë dhe e njëjta do na kthehet pas. Suksese loçkë na ke mbrapa në Kosovën tënde, të duam shumë.“, thuhet në postim.

Sa i përket Bora Zemanit, do të futet sot në shtëpinë e Big Brother për të diskutuar për situatën e krijuar mes tyre. Donaldi është kritikuar për faktin se ndërsa Borës i premtoi se do të sqaroheshin kur të dilte jashtë, më pasi nisi një lidhje me Beatrixin. /abcnews.al