Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pushonim në kabina, si ushtarë”, Rama: Na duhet të gjejmë mënyra inteligjente për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

schedule15:27 - 9 Qershor, 2026

schedule 15:27 - 9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama mbrojti idenë se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës nuk janë procese që përjashtojnë njëri-tjetrin, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë të Bashkimit Europian.

Rama pranoi se gjatë tranzicionit kanë ndodhur dëme ndaj mjedisit, por theksoi se ato duhen parë edhe në kontekstin historik të vendit pas rënies së komunizmit.

Sipas tij, Shqipëria doli nga regjimi komunist si vendi më i varfër dhe më i izoluar në Europë, pa pronë private dhe pa tituj pronësie, çka ndikoi në mënyrën se si u zhvillua tranzicioni në vitet ’90.



Sipas Ramës, ndryshimet e mëdha ekonomike dhe sociale pas viteve ’90 kanë sjellë sfida, por edhe mundësi për të ndërtuar një model zhvillimi që respekton njëkohësisht natyrën dhe nevojat e qytetarëve.

“Kjo është një pyetje legjitime dhe në fakt hap absolutisht hapësirë për një diskutim të rëndësishëm, por ajo që është e gabuar është prezumimi se një vendi i duhet të zgjedhë midis natyrës dhe zhvillimit. Kjo është ideologji. Kjo nuk është ajo që na thonë praktikat më të mira në botë.

Vendit i duhet të gjejë në mënyrë inteligjente mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë dhe të mos i shkojnë përkundër njëri-tjetrit. Sigurisht që gjëra mjaft të pakëndshme kanë ndodhur me natyrën në rrugëtimin e zhvillimit në këtë vend, por ju duhet të kuptoni që shumë prej tyre janë objektivisht të pamundura për t’u fshirë apo për t’u ndarë nga arsyeja pse kanë ndodhur.

Vendi doli nga komunizmi si vendi më i varfër në Europë, si vendi më i izoluar, si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja. Për 50 vjet ishim të detyruar të ishim një vend ku nuk kishte asnjë pronë private në asnjë mënyrë apo formë. Nuk kishim tituj pronësie, kishim shtëpi të trashëguara nga e kaluara. Na thuhej se gjithçka ishte e jona, por asgjë nuk ishte e askujt.

Ja pse ky lavjerrës i viteve ’90 shkoi në skajin tjetër dhe ja pse në Shqipëri pamë gjëra për të cilat të gjithë sot janë pishman. Pamë plantacione të tëra me limonë, portokalle, breza të tërë të gërmuar nga të gjithë ne si skllevër, për të siguruar ushqimin. Përdoreshim si skllevër.

Në bregdet kur shqiptarët filluan të ëndërronin për pushimet dhe shtëpitë e tyre, ndërkohë që pushimet i bënim nëpër kabina si ushtarët. Kabinat ishin të përbëra nga një dru shumë i lirë, sikur pak ta shtyje me gisht e shtyje matanë”, theksoi  Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!