Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Punëtor gjithë jetën/ Furrxhiu që zgjohet çdo ditë pa gdhirë, nuk pushon kurrë

schedule15:39 - 1 Maj, 2024

schedule 15:39 - 1 Maj, 2024

1 maji është dita e punëtorëve, dhe më shumë se çdokujt, kjo ditë i dedikohet atyre që punojnë fort. Jetën e tyre ia kanë dedikuar punës. E tillë është edhe puna e furrxhiut, dita e të cilit nis kur të gjithë janë në gjumë.

Dritan Spaho sot është 43 vjeç, por profesionin si furrxhi, e ka nisur që kur ishte 18 vjeç. e trashëgoi nga i ati, dhe sot që prej vitit 1998 e ka kthyer në biznes.

“Në vitet e komunizmit babai im punonte furrxhi. Prej tij e trashëgova. Nisa të punoja që kur isha 18 vjeç. edhe sot ndjek recetën tradicionale të bukës masive, duke mos futur asnjë produkt të huaj”, tha Dritan Spaho.



Procesi i bërjes së bukës, kërkon shumë përkushtim. Dritani zgjohet çdo ditë në orën 3 të mëngjesit, dhe për të dita e pushimit është një luks.

“Procesi i punës nis çdo ditë shumë herët në mëngjes, me përgatitjen e brumit, sepse do të paktën 3 orë që të bëhet gati”.

“Dita e pushimit për ne është një fjalë e huaj. Ky biznes të do çdo ditë, sepse është e vështirë të gjesh dikë tjetër që ia di kësaj pune. Ne e kemi biznes familjar, dhe ato pak ditë që bëjmë pushim, duhet të rregullohemi me njëri tjetrin.

25 vite më parë kur ai mori iniciativën për të hapur një furrë buke, kushtet e punës ishin shumë më të vështira se sot. Dritani mban gjatë në memorie vështirësitë për të siguruar energjinë elektrike, apo edhe pajisjet e punës.

“Kur nisa këtë biznes kohët nuk kanë qenë si sot. Nuk kishte energji elektrike, kushtet ishin shumë të vështira. Kam ende në memorie atë zhurmën e gjeneratorit, kur vinim për të pjekur bukën.

Edhe pse ka shumë vite që drejton biznesin e tij, thotë se klientela edhe sot është ende duke u krijuar.

“Edhe sot klientela nuk është krijuar plotësisht. Ka qenë e vështirë të krijohet sepse njerëzit ikin dhe vijnë, por duhet ruajtur një standard”

Dritani është kryefamiljar, dhe oraret e gjata të punës shpesh e largojnë nga familja. Megjithatë ai punën e konsideron sakrificë, e sakrifica gjithmonë ka një shpërblim.

“Normalisht që më mungon koha me familjen. Por jam baba dhe duhet të  çoj të ardhura. Duhet mbajtur familja. Puna është sakrificë, dhe patjetër që duhet sakrifikuar”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!