Puig: I kërkova Koeman të gjuaja penalltinë, isha i bindur se do shënoja

schedule08:14 - 14 Janar, 2021

schedule 08:14 - 14 Janar, 2021

Ter Stegen ishte i jashtëzakonshëm mbrëmjen e djeshme ndaj Real Sociedad, duke pritur atë goditje në trekëndësh në minutat e fundit dhe më pas, duke qenë heroi i penalltive. Por të shtyrën e fundit Barçës ia dha talenti Riqui Puig.

Djaloshi kishte përgjegjësinë e madhe të goditjes së penalltisë së pestë dhe të fundit dhe arriti ta shënojë, duke çuar Barçën në finale të Superkupës dhe mundur presionin e madh, të cilit lojtarët e moshës së tij zakonisht i dorëzohen.

 

Pas ndeshjes ai foli për mediet dhe tregoi se ia kërkoi vetë trajnerit ta gjuante penalltinë e pestë dhe se ishte i bindur se do e shënonte atë penallti, megjithëse nuk e mendoi deri në fund krahun.

 “Trajneri Ronald kishte emëruar katër goditësit e parë dhe unë i kërkova të jem goditësi i pestë. Që në momentin kur kisha topin në dorë e dija se do hynte në portë. Gjuajta me bindje.

Nuk e dija ku do të qëlloja, por kur je atje duhet të gjuash fort dhe të besosh te vetja. Unë nuk e kam humbur kurrë buzëqeshjen time. Nëse Koeman më jep minuta do të përfitoj prej tyre”, u shpreh talenti katalanas. /abcnews.al