Publikohen pamjet, pak pas rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek nga grupi i shqiptarëve

schedule22:19 - 26 Qershor, 2022

schedule 22:19 - 26 Qershor, 2022

Janë publikuar pamjet pak pas rrahjes brutale që shqiptarët i bënë një 42-vjeçari grek, duke e lënë atë viktimë për shkak të plagëve të shumta që i shkaktuan. Në mediat greke janë publikuar video nga momenti kur mbërrin policia në zonën ku ndodhi sherri në Rafinë.

Makina e patrullës, siç shihet nga video, ka kaluar në vendngjarje në orën 02:07 të mëngjesit, ndërsa në orën 2:31 të  mëngjesit, kalon pranë kamerës dhe autoambulancës që e mori 42 -vjeçarin për ta transportuar në spital. Pak më vonë viktima me lëndime në kokë ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur 4-5 të rinj që sipas mediave greke janë shqiptarë,  janë përleshur me 42-vjeçarin për shkak të një keqkuptimi në lokalin ngjitur, ku po argëtoheshin më herët.

42-vjeçari ka pirë një pije me të dashurën dhe dy persona të tjerë. Në një moment ai shkoi në tualetin e lokalit. Aty është përballur me disa nga grupi i të rinjve.

/abcnews.al/