PSV kërkon forcimin e sulmit, objektivi kryesor suedezi i Manchester United

schedule14:04 - 28 Janar, 2023

schedule 14:04 - 28 Janar, 2023

Ndër akademitë më të mira për prodhimin e talenteve në Evropë, padyshim është dhe ajo e PSV Eindhoven, me hollandezët që prej kohësh zbulojnë lojtarë të vyer për të ardhmen.

Rastet më të fundit janë ato të Coady Gakpo dhe Noni Madueke, me anësorët e sulmit që kaluan në Premier League, Gakpo te Liverpool e Madueke te Chelsea.

Mirëpo përveç largimeve, bordi i PSV mendon dhe për afrimet dhe një ndër objektivat më të pëlqyer është suedezi i sulmit të Manchester United, Anthony Elanga.

Sipas asaj çka raportojnë mediat, performancat e talentit suedes dhe minutat e kufizuar në “Old Trafford”, mund të cojnë në një kalim të anësorit te PSV që në merkaton e dimrit, mirëpo ende nuk dihet nëse marrëveshje do të jetë thjesht një huazim apo transferim i mirëfilltë. /i.m /abcnews.al