Pse u largua Ruçi? Alibali analizon dy tezat: Rama ikën në fund të mandatit të tretë

schedule22:58 - 14 Qershor, 2021

schedule 22:58 - 14 Qershor, 2021

Analisti Neritan Alibali deklaroi në “Log.” në ABC se dorëheqja e Gramoz Ruçit ka ardhur si rrjedhojë e vendosjes në listë të pasigurt në zgjedhjet e 25 prillit, përkundër dy tezave për largimin në kohën e duhur nga politika. Alibali tha se Rama donte ta shtynte jashtë, por Ruçi e theu herësin dhe vendosi të largohej me dëshirën e tij.

“Pas dorëheqjes së Ruçit ka pasur dy mendime. Mendimi i parë është se ka qenë Rama ai që e ka detyruar të largohet. Dhe ka një mendim tjetër që është vetë Ruçi ka dhënë dorëheqjen.

Unë mendoj se Rama tentoi ta shtynte jashtë ashtu si Majkon dhe Xhafën duke i lënë të pasigurt në lista. Kam pasur besim që do e thyente herësin. Ai theu herësin dhe hyri brenda. Rama donte ta shtynte jashtë, Por ai theu herësin e mori mandatin dhe iku vetë me dëshirën e tij”, u shpreh ai.

Alibali shtoi se në fund të mandatit të tretë, Rama do të largohet nga politika pasi të përpiqet të rregullojë disa gjëra për të mbetur në histori, ku ceku edhe diskursin me opozitën.

“PS ka filluar të ndërrojë gjeneratat. Kongresi po tenton të fusë gjeneratën e re që nuk ka më nevojë për figurat e vjetra. Besoj se në fund të këtij 4-vjeçari Edi Rama do tërhiqet nga politika. Ai do të rregullojë sa gjëra që të mbetet në histori. Unë pashë një kongres një nuancë kur tha se opozita të bëjë çfarë të dojë.

U duk sikur edhe nëse opozita do sulmojë ai do vazhdojë punën e vet,. Në një intervistë në mediat gjermane kam lexuar që Rama ka deklaruar se populli më votoi për një mandat të tretë që të mbyll punët e dy mandateve të para”, tha Alibali. m.v/abcnews.al