Kryeministri Edi Rama ka njoftuar më herë se në javën e tretë të janarit do të mbërrijnë dozat e tjera nga komponia Pfizer. I pyetur për këtë nga gazetarët në konferencën e sotme për mediat, Rama u shpreh se kompania ka shtyrë me një javë procesin e dorëzimit, ndërsa nuk la pa përdorur ironinë.
Lexo edhe: Marrëveshja me Pfizer, Rama: Ishte dëshira ime për ta bërë publike, nuk më lejon sekreti tregtar
“O zot. Po të kishin mbërritur do ta kishe marrë vesh. Ti ke hall mos kanë ardhur fshehtas edhe këto. Përfaqëson edhe një media që e ka shtrirjen më të gjerë se kufijtë e Shqipërisë. Pfizer ka bërë një deklaratë që ka ndezur zjarr polemikën me shumë shtete duke thënë që do ta shtyjë për një javë procesin e dorëzimit të dozave që ka kontraktuar. Si t’ja bëjmë tani?”, u shpreh Rama. /abcnews.al