Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja me Pfizer, Rama: Ishte dëshira ime për ta bërë publike, nuk më lejon sekreti tregtar

schedule12:04 - 19 Janar, 2021

schedule 12:04 - 19 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje në lidhje me mospublikimin e kontratës me Pfizer.

Shefi i qeverisë në konferencën e tij me gazetarët ka bërë me dije se dëshira e tij ishte që ta bënte publike, por është marrëveshja e Pfizerit që ka me të gjithë vendet që një gjë e tillë nuk lejohet.

“Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk ka lidhje me dëshirën time ndaj është e pamundur që të bëhet publike. Nëse ju do të gjeni një vend të BE-së apo çdo vend tjetër që e ka bërë publike ne do e bëjmë të dytët.



LEXO EDHE: Akuzat dhe reagimet për BE, Rama: Nuk hesht për atë që na takon, pa merak nuk ju fus në sherr

Sekreti që mbulon kontratën e Pfizerit nuk është për çmimin por me modalitete e çdo kontrate. Për sasitë për kohën e gjëra të tjera. Secili mund të dyshojë çfarë ka dëshirë por është e verifikueshme se paratë që paguhen për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti, dhe nuk duhet që ta ushqeni popullin me konpiracione idioteske. Asnjë kontratë e Pfizerit nuk është publike, unë nuk e dija këtë dhe më parë deklarova se do e bëja publike në Parlament, por më thanë se një gjë të tillë se bëja dot, pasi ishte sekret tregtar.

Ne kemi kapacitetin që të paguajmë për të gjithë vaksinat e popullit shqiptar, vaksinat kanë çmime të ndryshme dhe nuk mund të vëmë  një çmim paraprak, me llogarinë që ne kemi për vaksinën më të shtrenjtë siç është Pfizer ne i kemi të gjitha paratë për ta marrë”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!