Pse nuk duhet të hidhni “fijet” nga bananet

schedule08:07 - 23 Nëntor, 2021

schedule 08:07 - 23 Nëntor, 2021

Banania është e pasur me kalium, fibër, vitaminë C dhe B6. Ekspertët po zbulojnë gjithnjë e më shumë për të gjitha të mirat që ofron ky frut, veçanërisht fijet e brendshme që veshin tulin. Megjithatë, këto “fije” që ju duken të padobishme, në fakt janë shumë të dobishme.

Në fitologji ato quhen zyrtarisht lëvore dhe është një lloj indi. Ekspertët thonë se ato përbëhen nga qeliza të gjalla dhe lejojnë lëndët ushqyese dhe sheqernat të arrijnë në pjesë të ndryshme të bimës. Me fjalë të tjera, “fijet” veprojnë si arterie që frutat të marrin përbërësit që i nevojiten për t’u rritur siç duhet.

Këto fije të holla janë të mbushura me kalium, fibër, vitaminat A dhe B6. Gjithashtu, “fijet” tregojnë se sa e pjekur është banania. Nëse fijet janë të ngjitura fort pas tulit të bananes, atëherë është e papjekur.

E kundërta ndodh në rastin e bananes së pjekur. Mund ta keni vënë re se kur hani një banane të pjekur, fijet hiqen shumë më lehtë nga tuli. /abcnews.al