“PS nis përgatitjet për zgjedhjet lokale,” Balla: Përfunduam procesin e riorganizimit të partisë në Fier

schedule18:26 - 26 Shtator, 2022

schedule 18:26 - 26 Shtator, 2022

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të majit të vitit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla në një deklaratë për mediat.

Balla u shpreh po ashtu për gazetarët se, pas përfundimit të një mbledhjeje të Këshillit Koordinues të Qarkut, ka përfunduar procesi i riorganizimit të partisë dhe janë zgjedhur drejtuesit e rinj në të gjitha nivelet.

Balla është shprehur se ky takim ka pasur për qëllim jo vetëm masat organizative brenda strukturave të PS-së por edhe për të planifikuar takimet e drejtpërdrejta me qytetarët për të bërë të mundur konfirmimin në gjashtë bashki të qarkut.

Sipas asaj që tha drejtuesi politik i PS-së për Fierin, në 3 bashki janë zgjedhur bashkëkryetarë dhe në tre të tjera janë vendosur vetëm kryetarët.

“Kemi përfunduar një mbledhje të këshillit kombinues të qarkut të PS, ku në secilën prej bashkive kemi përfunduar procesin e riorganizimit të partisë. Me zgjedhjen e drejtuesve në të gjitha nivelet. Nga ato në nivel të qendrave të votimit, në Këshillin Koordinativ të qarkut kemi mirëpritur drejtuesit e rinj të bashkive në të gjashta bashkitë Në 3 prej gjashtë bashkive kemi bashkëkryetarë, në 3 kemi zgjedhur një kryetar, por në një moment të dytë do të kemi edhe aty bashkëkryetarë, si një objektiv që ia kemi vendosur vetes. Fillimi i përgatitjeve tona për zgjedhjet vendore të majit 2023. Objektivi i PS është gjashtë nga gjashtë. Kemi planifikuar një sërë masash organizative.” /abcnews.al/