Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Teliti në Abc News: Taksimi i sheshtë, i duhuri për realitetin shqiptar

schedule12:50 - 29 Qershor, 2020

schedule 12:50 - 29 Qershor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka premtuar së fundmi se nëse do të vijë në pushtet, do të vendosë një taksë të sheshtë 9 % mbi të ardhurat.

Me vendosjen e kësaj takse, sipas PD, shqiptarët do të kenë më shumë para në xhep për të shpenzuar.

Për të folur më tepër rreth këtij premtimi dhe rreth reagimeve të Partisë Socialiste, i ftuar në Abc News ishte Dorjan Teliti, shefi i kabinetit të PD dhe njëkohësisht ekspert i ekonomisë.



Sipas asaj që u tha në bisedën në studio, Teliti thekson se taksimi i sheshtë është i duhuri për realitetin shqiptar. Ky lloj taksimi sipas tij mund të rrisë konsumin dhe të nxisë biznesin.

Dorjan Teliti: “Modeli i taksimit të sheshtë është i duhuri për realitetin shqiptar…Do të rrisë konsumin, e nxisë biznesin. E kishim premtuar edhe në mandatin e pare…ishte model i suksesshëm. Kur u bë Rama kryeministër u ndryshua, u vendos taksimi progresiv. Kjo qeveri ka deklaruar dështimin e taksimit..Kjo u bën të mundur shqiptarëve që të kenë më shumë para në xhepat e tyre.”

Sipas Teliti kjo është e vetmja mënyrë për ta nxjerrë vendin nga ngërçi që e ka përfshirë aktualisht. Taksimi progresiv, shprehet ai, është shkak për ankesat e larta që vijnë nga bota e biznesit.

“Fatkeqësisht kemi ende ne fuqi taksimin progresiv që na ka bërë të përballem me gjithë këto ankesa të botes së biznesit, dhe jo vetëm. Shqipëria renditet e fundit në rajon. Skema aktuale duhet ndryshuar urgjentisht. Konsumatori do ketë më tepër para në xhepin e tij,” u shpreh ai më tej.

Kush përfiton nga taksa e sheshtë?

“Biznesi sot e ka taksimin 15 për qind mbi tatimin e fitimit, do jete 9 për qind, sot ata që marrin paga, çdo lek i gjeneruar mbi 300 mijët tatohet. Me planin tonë 300 mijë lekëshi i parë do të jetë i përjashtuar. Dhe çdo lek mbi 300 mijë lekëshin do paguajë vetëm 9 për qind i vlerës së shtuar. Sot paguajnë më shumë, nesër më pak. Mundësitë dhe kapacitetet i kemi, thjesht duhet të marrim veprimet e duhura,” shpjegon Teliti.

Sa i përket pretendimeve të PS, të shprehura nga Ilir Beqaj, sipas të cilit me skemën e PS disa grupe si infermierët apo policët mund të kenë ulje të pagës, Teliti thotë se bëhet fjalë për mashtrim.

Lexo edhe: Taksat e Lulit

“Beqaj e di shumë mirë, edhe PS, aludon që PS do të ulë, por që nuk do të ketë fashën e përjashtuar 300 mijë lekëshin e parë. Është thjesht një mashtrim,” sqaroi ai.

Sipas Telitit, si policët ashtu edhe grupet e tjera do kenë më shumë para në xhep.

Ndërsa, sa i përket menaxhimit të krizës së koronavirusit, Teliti u shpreh se qeveria nuk reagoi në mënyrën e duhur, ndërsa shtoi se edhe nëse do ishte PD në pushtet, do kishte recesion. Por diferenca sipas tij qëndron në sa hapa pas do bëhen.

“Reagoi qeveria e Serbisë, e Maqedonisë, 3-4 hapa mbrapa, qeveria shqiptare nuk reagoi dhe do bëjmë të paktën 9 hapa mbrapa,” shpjegon Teliti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!